• |
ide | kryesore

Vrasja e studentes në mes të Tiranës, policia zbulon motivin

Lajme, Të fundit



Sipas policisë, 23-vjeçari Aldison Beluli ekzekutoi me studenten 21-vjeçare, Arjela Murati pasditen e sotme në Tiranë, pasi ajo i kishte refuzuar kërkesën për t’u lidhur. Më pas ai qëlloi edhe veten dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia njofton se në vendin e ngjarjes, para portës së Fakultetit të Mjekësisë, janë gjetur dy gëzhoja dhe një pistoletë.

NJOFTIMI:

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *