• |
ide | kryesore

Manjati amerikan i mediave: Facebook të paguajë për gazetarinë profesionale  

Planet, Të fundit



Miliarderi dhe manjati i medias, Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si “të besueshme”.

Një ditë më parë, pronari i gjigandit Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se për të luftuar dezinformimin, rrjeti social do t’u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme.

Por Murdoch, pronar i “News Corp”, i cili ndër të tjera, ka në pronësi edhe “Fox Neës”, “The Wall Street Journal”, “The Times” i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.

Murdoch kërkon nga themeluesi i Facebook të paguajë botuesit mbi një bazë të rregullt për të treguar se në fakt është i angazhuar për të mbështetur gazetarinë profesionale dhe të besueshme.

“Botuesit padyshim kanë përmirësuar vlerën dhe cilësinë e Facebook, përmes lajmeve, por nuk shpërblehen në mënyrë adekuate për këto shërbime”, – tha Murdoch duke shtuar se këto pagesa në emër të Facebook do të kenë pak ndikim në të ardhurat e botuesve, por një ndikim të madh në perspektivat e botuesve dhe gazetarëve.

Komentet e Murdoch-së vijnë pasi Facebook pranoi se mediat sociale janë një kërcënim potencial për demokracinë, nëse nuk orientohen drejt burimeve të besueshme dhe jo tek “fake news”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *