• |
ide | kryesore

(FOTO) Rama i frikësohet protestës, mbulon me skela hekuri derën e kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Një ditë para protestës së opozitës, dhe Markiza në hyrje të Kryeministrisë po mbulohet sërish. Punëtorët po vendosin skela mbrojtëse rreth hyrjes së Kryeministrisë.

Duket se Edi Rama i frikësohet një skenari dhune, sikurse ka ndodhur edhe më parë, kur protestuesit kanë qëlluar me gurë e sende të tjera të forta drejt kryeministrisë.

Tashmë është kthyer në traditë që sa herë zhvillohet një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në fokus të Edi Ramës është Markiza, objekti dekorativ i fasadës së zyrës së tij. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Ne rastin konkret Rama nuk i friksohet protestes por vandaleve te cilet kane paraprire cdo proteste te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *