• |
ide | kryesore

Detajet/ Viktima e atentatit djali i një aktori të njohur, sapo ishte kthyer nga Spanja

Lajme, Të fundit



41-vjeçari Devi Kasmi u eliminua në një atentat të stilit mafioz mbrëmjen e kësaj të hëne me 5 plumba. 4 nga të cilët e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas asaj që shkruan Panorama viktima njihet si person me precedente penalë dhe se në momentin që u ekzekutua, ne brez kishte dy pistoleta. Të njëjtat burime cilësojnë se ai nuk kishte shumë ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte në Spanjë.

41-vjeçari u qëllua nga një person që mbante në kokë një skafandër sapo kishte dalë nga shtëpia.

Ai është djali i aktorit Bilbil Kasmi. Një ndër filmat që ka luajtur është “Intendenti”, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980 me metrazh të shkurtër, si dhe “Çeta e vogël”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *