Miley Cyrus e cila ka shkaktuar reagime të shumta me prezantimet e saj në publik por edhe në videoklipe.
Por duket se periudha e rebelizmit për Miley tashmë është e kaluar. Këtë këngëtarja e vërtetoi në ceremoninë e Grammy Awards mbrëmjen e së dielës, ku performoi me këngëtarin legjendar Elton John. 25-vjeçarja u shfaq në skenë si një zonjushë e vërtetë, me një fustan të kuq që e kishte kombinuar me një model flokësh të thjeshtë dhe make up të lehtë.