• |
ide | kryesore

Zbulohet sa u pagua oficeri i specialeve greke për të vrarë Devi Kasmin

Lajme, Të fundit


Efthymiou Efthymious dyshohet se është paguar rreth 25 mijë euro për të vrarë 41-vjeçarin Devi Kasmi.

Ish-polici i forcave speciale greke e mohon akuzën dhe shprehet se në Tiranë kishte ardhur si turist. Por, kjo dëshmi nuk e bind policinë, shkruan tvklan.

Në momentin e arrestimit, ish-policit grek iu gjetën Euro dhe Lekë, që dyshohet të jenë pagesa për “detyrën” që i ishte ngarkuar. Ai kishte mbërritur në Tiranë disa ditë përpara se të ekzekutonte Kasmin, të cilin po e ndiqte dhe e mbante nën vëzhgim. Efthymiou Efthymious qëndronte në një apartament në kryeqytet, të cilin e kishte marrë me qira.

Devi Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa ekzekutori grek u arrestua me datë 2 shkurt.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *