• |
ide | kryesore

Zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviçit në Kosovë

Lajme, Të fundit



Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë arritur të zbulojnë vrasësin e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë. Kështu reaportojnë mediat në Prishtinë, duke iu referuar burimeve të tyre në Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës. Express shkruan s vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviçit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt. Institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë informata të mjaftueshme për rastin e vrasjes së politikanit serb në Veri të Kosovës.

“Edhe AIK, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për dorasin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanovicit. Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tash, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme.”, thotë një burim për gazetën Express.

Gazet shkruan, duke iu referuar burimit, se për këto zhvillime të reja janë informuar udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi. Oliver Ivanovic është vrarë muajin e kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar që ndjehet i rrezikuar nga serbët. Raportet e Ivanovicit me Qeverinë e Serbisë, edhe me Presidentin Vucic, kanë qënë të tensionuara. Këta të fundit e kanë përkrahur Listën Serbe, në kurriz të partive tjera politike serbe ne Kosovë. Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanovici i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vucic, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje. Spekulimet për vrasjen e tij, por motivet, kanë qenë të shumta.



1 Comment

  1. Ku jane vrasesit pet çfare zbulimi e keni fjalen sa media kazani jeni me te vertet ska faje rama kazan jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *