• |
ide | kryesore

Eurodeputetja: Ka shumë hetime, por jo ndjekje penale, mjaft u krahasuat me të shkuarën

Lajme, Të fundit


Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni. Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se ka shumw hetime, por nuk ka ndjekje penale.

Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim. Për të ndihmuar në zhvillimin e vendit opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Sikur është sistemi shëndetësor. Korrupsioni e ndërlikon jetën, e bën më të vështirë, humb besimin e njerëzve te institucionet, i bën njerëzit të mos e pëlqejnë fare klasën politike. Korrupsioni ndërpret konkurrencën reale në sektorin e ekonomisë. Paratë publike janë paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit. BE pret nga Shqipëria përpjekje dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën. Nëse kemi dy probleme me korrupsionin brenda shtëpisë, atëherë pse duhet të marrim edhe një tjetër? Prandaj mos e përdorni korrupsionin si argument që ka edhe në vendet e tjera.” – deklaroi Monica Macovei.

 


1 Comment

  1. Jane te lezetshem keta sorosianet e BE-se qe vijne ne Tirane. Flasin me terma te pergjithshme çfare eshte e mire dhe çfare eshte e keqe, dhe ne fund bejne nja dy tre foto ne kryeministri bashke Ramen, duke u larguar pastaj ne Bruksel. Ngjajne pak si vizitat e Papes neper bote. Po thuaje moj sorosiane e shpifur qe Rama po kap sot drejtesine! Zbertheje troç lojen me dy standarte te Rames, qekur i kapet Saje qorri mat na thote drejtesi e kapur, e kur arrestohen opozitar flet per drejtesi ne drejtimin e duhur. Apo per kete pune ju paguan gjysh Gjorgji nga Washingtoni qe ta kapin rraca e shpifur e Sorosianeve drejtesine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *