• |
ide | kryesore

Emrat/ Kush janë porositësit e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia

Lajme, Të fundit



Armand Pezaku dhe Donaldo Lushaj janë dy të arrestuarit për 613 kilogramët e kokainës që u bllokuan në Durrës nga policia. Pronari i Arbri Garden, Arbër Çekaj, kompania që kishte porositur kokainën, është shpallur në kërkim nga policia. Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se kokaina mbërriti në portin e durrësit në 19 shkurt dhe që atë ditë mbahej nën vëzhgim. Policët lejuan që kokaina të dërgohej deri në magazinat e kompanisë Arbri Garden dhe aty kanë bllokuar drogën e fshehur brenda kontenierit me banane.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.



2 Comments

  1. Ju lumte oficereve tane te policise nga me i madhi te me i vogli ne kete aksion, I lumte Prokurorise se Krimeve te Renda. Kur duan te punojne si duhet punojne.

  2. Policia me kushte mizerabel dhe te paragjykuar gjithmon ka ber pun te mir, po nuk perjashtohen shum aksione qe perballen me krimin drejt per drejt, dhe te pa vlersuar nga ana financjare dhe I hidhet posht puna nga gjykatesit e korruptuar. Nje njeri I pa aft dhe trafikant I vuri nje njolle te zeze shqiperise. Indinjat nga shum kuadro te policise se shtetit ne lirim. Edhe pse te larguar ndjekin me shqetsim cdo ngjarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *