• |
ide | kryesore

Foto/ 54-vjeçari nga Patosi udhëhoqi trafikun e 210 kg kokainë në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Mediat greke raportojnë se personi në foton më lart është Azdren Muharemi ose ndryshe Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal, që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.

Jasona Mërkuri, sipas mediave greke kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.

Aksioni i sotëm në Greqi ishte organizuar nga DEA në bashkëpunim me forcat speciale greke.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *