Policia e shtetit dhe prokuroria kanë bërë të mundur sekuestrimin e një kamioni me plot 613 kg kokainë në portin e Durrësit.
Droga u kap në kamionin me targa të Durrësit, 3918 E. Ndërkohë policia e ka rrethuar me shirit vendin ku u sekuestrua sasia e madhe e kokainës.
Nga ana tjetër, pronarët e “Arbri Garden” shpk, në Durrës, kanë mohuar çdo lloj lidhje rreth biznesit të tyre me trafikun e kokainës dhe sasinë e madhe që u gjet në kontenier.
“Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e kompanisë” – thanë ata për News24.