• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci nga përmbytjet, Oboti nën ujë, 35 fermerë të izoluar

Lajme, Të fundit


Gjatë natës së djeshme në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës, sipas informacionit të marrë nga specialisti i EC në prefekturë, situata gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta.

Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë. Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe. Forcat e Armatosuar që nga ora 06:30 datë 07.03.2018 kanë anagzhuar në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijonë evakuminin e banorëve.


1 Comment

  1. Jo more jo,mos beni panik se nuk eshte kjo gjendje per panik.Kini besim tek perfaqesuesi i rilindjes ne Shkoder.Bile ai e ka siguruar edhe kryetaren e bashkise ,se nuk ka vend per panik.Pritni,kur te permbyteni komplet,atehere ankohuni,jo tani per keto” vogelsira”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *