• |
ide | kryesore

Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë: Do përshkallëzojmë protestat

Lajme, Të fundit



Fermerët dhe blegtorët e Devollit kanë dalë në protestë përpara Drejtorisë së Bujqësisë në qytetin e Bilishtit. Problematikat për të cilat ata kanë protestuar lidhen me uljen me 30% të çmimit të grumbullimit të produkteve. Ata shprehen se çmimi që baxhot marrin qumështin janë nën kosto.

Blegtorët po ulin numrin e bagëtive, ndërsa duket se po ecin drejt mbylljes së fermave. Ndër të tjera, ata thonë se edhe gruri u ka ngelur stok, pavarësisht kostove që kanë hedhur për këtë produkt, s’po merret asnjë masë nga shteti.

Ata kanë bërë herë pas here kërkesa për barazimin e TVSh-së për produktet bujqësore dhe rimbursim apo dhe heqje të taksës së naftës. Fermerët dhe blegtorët kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestave, në rast se nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.



2 Comments

  1. Po ata zagarët e Baxhove që e çuan çmimin e djathit nga 4 -5 mijë lek në 10-12 mijë pse nuk e ulin çmimin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *