• |
ide | kryesore

Fermerët e Korçës në protestë: Mijëra ton mollë pa shitur, shkak importi i produktit nga Serbia

Lajme, Të fundit



Dhjetëra fermerë kanë nisur një protestë ditën e sotme në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Protestuesit thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia. Në këtë protestë të lajmëruar më herët ka edhe forca policie.

Rreth 15 mijë ton molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit dhe shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë grumbullimi që është bërë me çmim të lartë në sezon si dhe hyrja e mollës nga importi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *