• |
ide | kryesore

Bilanci i turizmit 2023/ Shqipërinë e vizituan 1 milion italianë, Kosova mban peshën kryesore të turizmit, zë 43% të totalit

Lajme, Të fundit



Ashtu siç pritej italianët janë grupi i turistëve të huaj që kanë mbajtur rekordin në vitin 2023, në raport me vendet e tjera europiane apo të rajonit, pa përfshirë Kosovën që tradicionalisht mban peshën kryesore. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me statistikat e turizmit tregojnë se në vendin tonë vitin e shkuar kanë hyrë rreth 1 milionë italianë. Si peshë ndaj totalit të vizitorëve që rezultojnë 10.15 milionë, Italia ka rreth 9 për qind.

Kosova është vendi që mban peshën kryesore të turizmit në vend ku rreth 43 për qind e totalit të hyrjeve vijnë prej saj. Turizmi patriotik vijon të kryesojë shifrat pavarësisht rritjes së dukshme të peshës së vizitorëve të huaj nga vende të tjera. Konkretisht nga Kosova në janar-dhjetor 2023 kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022.

Dy vendet e tjera që mbajnë një pjesë të rëndësishme të turizmit në vend janë Maqedonia e Veriut dhe Greqia nga ku numri i vizitorëve u rrit me 10 për qind dhe 38 për qind në raport me një vit më parë. Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind.

Një tjetër grup turistësh që kanë parë rritje të dukshme në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas janë gjermanët. Këta të fundit deri në dhjetor 2023 ishin 312 mijë e një rritje prej 66 për qind në raport me vitin 2022. Ky grup turistësh mban 3 për qind të peshës së totalit duke u bërë grupi i gjashtë me më shumë vizitorë në vend. Më pas në radhë për nga numri i të huajve që kanë vizituar më shumë vendin tonë janë Anglia, Polonia dhe Turqia.

“Në dhjetor 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia, Rumania dhe Kosova ka pasur rritjen më të madhe, krahasuar me dhjetor 2022. Gjatë vitit 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kina me 177% më shumë se 2022, Turqia me 110% më shumë dhe Finlanda me 105%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Më poshtë gjeni tabelën e hyrjes së vizitorëve të huaj nga shtetet me numër më të madh të vizitorëve, që vizitojnë vendin tonë, si dhe të disa shteteve, si Kina Izraeli, Kuvajti, të cilat nuk I nënshtrohen sistemit të vizave me vendin tone. Në dhjetor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 9.845 dhe 2.617 shtetas” thuhet në publikimin e ministrisë.

Marrë nga Monitor



3 Comments

  1. 1 milion italian nga te cilet 800 mije shqiptare me rezidence italiane dhe 100 mije per te rregullu dhomet dhe rreth 100 mije qe kan ardh per vizite te shkurter gjate gjithe vitit perfshire studente, pensioniste , prinder te studenteve kalimtare te rastit etj

    nga keta 100 mije italiane ,cento per cento italiani jo nga rrashbulli e valona sa kan nejt per turizem nga 7 me shume dite?

    keta jane turistet e vertete jo ata qe rrine 2 dite apo vijne me rregullu dhomet e gojes

    atehere hajde flasim se na keni care karin me turizmin shqiptar a thu se greqia italia kroacia i bin karit me grushte dhe mbeten me ardh ne hale resortet apo vilat narikarse te shqiperise

    edhe nje gje qe ishte e mire e betonozi ramut ramdhjerja,

    1. 4.4 Milon turistë nga Kosova ?
      Sa miliarde banore ka Kosova ?
      Propaganden boshe ,ngopuni me luge te zbrazet.

  2. Paskeni siguruar shume te ardhura me sa duket!
    Ne keta 1 milion Italiane,
    10 jane familja ime, qe kemi ardhur 3 here brenda vitit te kaluar per halle familjare
    Ky eshte rezultati i turizmit Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *