• |
ide | kryesore

Rrëfehet Majlinda Bregu: E njoh Lul Bashën që në gjimnaz

Lajme, Të fundit



“Mua më nxorën nga parlamenti sepse fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”. Ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu pranoi në emisionin “Provokacija” në ABC Neës se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë parlamentit.

“Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë.

Lulzim Basha? Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz, pavarësisht se pastaj u shkëputëm. Kam folur kaq shumë sa them “po mirë është kaq elegante të them gjithë ditën sa gabime bën Luli”.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës në politikë. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat ndonjëherë nuk arrij ta ndaj në disa vendime është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor” – thotë Bregu. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Problemi zonje nukeshte vetem politika. por sot eshte demokracia qe zbatojne partite e pushtet ne maredhenie me popullin e tyre..Per kete duhet te cirreni e te uluriteni se kjo nuk zbatohet ne SHQIPERI.Ju mos e shihni politiken me postin, a karriken ne parlament por ne krah tete drejtave demokratike per zhvillimin e pergjitheshem te e konomise e mireqenies se popullit, per kete as qe jeni proekupuar ju e ne pergjithesi. sidomos me ardhjen e ketyre gushe kuqeve ne pushtet , ky popull po shkon drejt mjerimit, per kete duhet te bashkoheni e te luftoni,se c;do gje e pa merituar, populli e feja thote eshte haram.

  2. Problemi zonje nukeshte vetem politika. por sot eshte demokracia qe zbatojne partite e pushtet ne maredhenie me popullin e tyre..Per kete duhet te cirreni e te uluriteni se kjo nuk zbatohet ne SHQIPERI.Ju mos e shihni politiken me postin, a karriken ne parlament por ne krah tete drejtave demokratike per zhvillimin e pergjitheshem te e konomise e mireqenies se popullit, per kete as qe jeni proekupuar ju e ne pergjithesi. sidomos me ardhjen e ketyre gushe kuqeve ne pushtet , ky popull po shkon drejt mjerimit, per kete duhet te bashkoheni e te luftoni,se c;do gje e pa merituar, populli e feja thote eshte haram.

  3. Problemi zonje nukeshte vetem politika. por sot eshte demokracia qe zbatojne partite e pushtet ne maredhenie me popullin e tyre..Per kete duhet te cirreni e te uluriteni se kjo nuk zbatohet ne SHQIPERI.Ju mos e shihni politiken me postin, a karriken ne parlament por ne krah tete drejtave demokratike per zhvillimin e pergjitheshem te e konomise e mireqenies se popullit, per kete as qe jeni proekupuar ju e ne pergjithesi. sidomos me ardhjen e ketyre gushe kuqeve ne pushtet , ky popull po shkon drejt mjerimit, per kete duhet te bashkoheni e te luftoni,se c;do gje e pa merituar, populli e feja thote eshte haram.

  4. Po edhe ne te njohim ty o pa-bukse ordinere qe sa erdhe ne pushtet fillove te bleje canta Max Mara.

    Njerez te vegjel, me te vegjel se vete Lulushi.

  5. Te dy jane produkt alla Berisha! Çkan me njeri tjetrin? A i keni degjuar ndonjhere publikisht te meren me bamirsin e tyre? Jo! PD po e paguan Berishizmin ne çdo qelize te saj.

  6. Pakkujt i interesojnë arsyet se përse Bregu që e paskej njohur “Lulin” që në gjimnaz, qenka ndarë prej tij apo ai nuk e ka honepsuar. Këto janë histori personale.
    Cilido që mbështet PD e opozitën shqiptare, e sheh me dyshim faktin se përse znj. Bregu lidhjet më të forta i ka me socialisten italiane Mogherini, apo të dërguarën e saj në Shqipëri, kroaten Vllahutin, që të dyja mbështetëse të zellëshme të Edi Ramës. Nga të gjithë ish deputetët e ministrat e PD, ka rënë në sy Bregu si më e afërt me Ramën e jo Basha. Edhe ambasadori Lu që haptazi në Shqipëri ka mbajtur një qëndrim anti Trump, tek disa deputete si Bregu ndërhyri që të thyente qëndrimin e kësaj partie për të bërë një reformë të drejtësisë me parimin e pamvarësisë se saj nga politika. Më këmbënguljen e PD e të LSI, u hodh poshtë projekti Xhafa i reformës në drejtësi e me votat e 140 deputetëve u miratuan ndryshimet kushtetuesë që hapën rugën për ta larguar drejtësinë nga vartësia politike. Ndonëse pa zemër, socialistët u detyruan të pranojnë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga opozita bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, por me mbylljen e syve të Lusë e Vllahutinit, në Shqipëri u shkel Kushtetuta e në fakt po realizohet projekti Xhafa për kapjen e plotë të drejtësisë nga qeveria socialiste. Kjo është historia e dukëshme dhe e përceptueshme nga gjithë qytetarët se çfarë u bë e çfarë po bëhet me reformën në drejtësi, kapaku i së cilës ju vu me emërimin nga Rama të kryeprokurores së përgjithëshme.
    Sa i takon “antipative” personale të Bregut ndaj liderit të PD, z.Basha, ajo nuk është në gjendje të artikullojë asnjë akuzë apo kritikë mbi baza faktesh ndaj tij, por abuzon tani me fjalët se “e kam njohur që në gjimnaz”.
    Lulzim Basha pasi përfundoi studimet në Hollandë, nuk e ndihmoi kush që të bënte karrierë profesionale si një jurrist i angazhuar nga OKB në Gjykatën e Hagës kundër Millosheviçit, apo si një jurist që ndihmoi në ndërtimin e ministrisë se drejtësisë në Kosovën e pamvarur. Pra kariera e tij filloi në aktivitet ndërkombëtar e në të njejtën kohë patriotik, e veç që ishte ministri më i suksesshëm i qeverisë Berisha, ishte politikani i PD që mposhti Ramën në bashkinë e Tiranës, u zgjodh më vonë si lideri i PD, dhe një muaj para zgjedhjeve të fundit e detyroi kryeministrin Rama, që të përgjysmonte ministrat e tij e të shkarkonte nga detyrat krerët e policisë.
    Po çfarë rezultatesh pati në punën e saj e kush po e ndihmon znj. Bregu që nuk dijmë se çfarë profesioni ka, që tani pasi doli kundër partisë së saj, të bëjë karrierë në një organizatë ballkanike ?
    Nuk kemi dëgjuar që në ndonjë media të kapur nga Rama, të kundërshtohet kandidimi i saj për postin që aspiron, përkundrazi duket hapur se e mbështesin ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *