• |
ide | kryesore

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

1, Ide



Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një turi të kësaj fillim jave, për t’u mbushur mendjen autoriteteve të BE që t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë, ai ka thënë një numër të vërtetash që, të gjitha sëbashku, krijojnë një imazh të gënjeshtërt.

Le t’i marrim me radhë…

Ai ka përsëritur tezën e vjetër se është në interesin e BE që Ballkani perëndimor të mos jetë “këndi i lojrave të ndonjë fuqie tjetër”.

Ai ka bërë apel që politikanët e kontinentit plak nuk duhet të bien pre e ideologjisë të forcave nacionaliste që luajnë me frikën e zgjerimit.

Ai ka ridikulizuar shqetësimin për lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke lënë përshtypjen se steriotipi i një vendi që e ka të keqen në ADN-në e vet, duhet përbuzur.

Ai madje ka shkuar edhe më tej, duke nënvizuar politikën e dy standarteve, që dikur pranoi bullgarët (populli që plagosi papa Vojtilën) dhe rumunët (që i mbushën bulevardet e Europës me prostituta), ndërsa sot përdor të tjera kritere për gjashtshen që mëton të antarësohet.

Ai nuk ka pranuar faktin se ka vende që janë përpara Shqipërisë në garën e anëtarësimit duke hedhur dorashkën e sfidës se me problemet që ka me Kosovën, Serbia nuk do të mbërijë kurrë në Bruksel përpara nesh.

Ai e ka quajtur tashmë një dëshirë që ne i’a përmbushëm Europës, e cila e kërkoi me ngulm reformën në drejtësi dhe se ata nuk kanë më arsye tjetër për të na mbajtur peng.

Po t’i shohësh një e nga një të gjitha argumentat që kryeministri shqiptar ka renditur në intervistën për Politico.eu, janë të vërteta (lexo linkun poshtë).

Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE

Në Europë fryma ksenofobe, si rezultat i suksesit të partive populiste, po rritet; rreziku që kjo pjesë e Ballkanit të bëhet pre e forcave anti- perëndimore po shtohet; frika nga zgjerimi është po aq e fortë sa dhe stereotipet që gëlojnë për popullsitë tona.

Të gjithë këta faktorë, që nuk varen nga ajo, janë pengesë reale për përparimin normal të Shqipërisë drejt Brukselit.

Por, pranuar këtë, duhet thënë gjithashtu se kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Fakti se në në Europë na paragjykojnë, nuk e fsheh dot realitetin e lidhjes së politikës me krimin dhe mbushjes së parlamentit me banditë.

Fakti se “nuk e kemi krimin në ADN”, nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëve që i çojmë Europës janë shtuar.

Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot “largimin në drejtim të paditur” të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetjen tonë në përmbushjen e detyrimeve.

Fakti se dikur BE ka pranuar rumunët dhe bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime.

Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinentin e vjetër, Rama mëton të fshehë përgjegjësitë e tij si kryeministër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lirë, apo të një intelektuali vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësisht për të, ai është në petkun e përfaqësuesit të një vendi të vogël dhe me probleme, që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty.

Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumin e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar.

Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembëron realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Fakti i vetem i rendesishem qe mbetet pas fjaleve te kota ne panairin e medias ,eshte se Shqiperia do ti hapi negociatat dhe Rama do fitoje zgjedhjet e 2019 .

    1. Nuk hapen negociatat se ndoshta nuk te ka sqaruar Fuga dhe Partia. Negociatat nuk hapen. Gjermania Hollanda dhe Franca jane totalisht kunder. Ne prill do te te genjejne serish me nje gjysem lajmi per konsum PR pastaj ne Qershor do,ta shohesh dhe ti , nese nuk ta ka thene shefi akoma( i cili e di shume mire) qe negociatat nuk hapen sepse evropes , qe ka hallet e veta, i ka ardhur ne maje te hundes me azilantet ne rritje nga shqiperia, me drogen e krimin shqiptar qe ka mbytur vendet e tyre dhe me kete trap politik qe kemi ne krye. Ky eshte nje shans i humbur qe nese nuk behet kete here , shtyhet shume, deri atehere ku evropa te jete shperbere. Por ne qershor nuk ka negociata te hapura. Per kete mblidhe mendjen. Sa i perket 2019, tani mendoj qe Rama duhet ta marre perseri qeverine sepse ajo do jete e vetmja mundesi per ta terhequr zvarre te gjalle te vetmin lider te ketij vendi. Aq keq e ka ekonomine mor shok , e aq shume eshte bllokuar cdo investim e aq te larte e ka borxhin e kredite e keqija , e aq papunesi e aq taksa te rritura sa nuk e shpetojne dot kullat e droges, prandaj ishalla e mban pushtetin sepse keshtu pervec se do te qeverise nje vend te zbrazur, do ta kete edhe shume te erret fundin e tij . Gjithmone nese fizikisht e overdoze -isht , do te mbaje dot deri atehere.

      1. Hajde propagande hajde…
        Ti ose je i paguar te besh propagande te tille.. Ose me te vertet i beson ato qe thua ( ky eshte rasti me i trishte) , Ose thjesht nxjerr dufin kunder kesaj qeverie me komentet e tua..

        Hej.. Nuk eshtte as gabim dhe as herezi te jesh kundra kesaj qeveri dhe ketij kryeministri, dhe njerez te tille ka plot . Por te vish ketu dhe te lodhesh lexuesit me propagnde partiake sic ben ti.. kjo eshte nje cik si shum.

        Qe kur genjen kur thua qe ‘ Gjermania Hollanda dhe Franca jane totalisht kunder’ qe ketu duket ay zelli yt per te bere propagande opozitare..

        Uroj me gjith zemer te jesh gabim… jo per ty , as per qeverine dhe kete kryeministrin.. por per ne.
        Une jam e bindur qe negociatat do te hapen ne qershor.

        1. I know. It hurts! Por nuk hapen. Jete te gjate kesaj qeverie. E deshirojme te dy njesoj kete. Sa me shume te zgjate ky deshtim galopant, aq me i rende fundi. Me dhemb ky vend se ka 25 vjet qe drejtohet nga mendje te semura e hajdute me cizme , por kjo arrogance dhe paaftesi e ketij te gjatit e meriton ate fundin pa lavdi, keshtu qe bashke perpara per rilindjen.

          1. O daku ti qenke surrat figa krejt dhe duket qe je propagandist i ushqyer me propagande shkerdhatokracie me prejardhje katundaro-bolshevike. Negociatat hapen brenda 2018 dhe nuk i plas kujt se propagandes tende te pjerdhur i duhet afati i qershorit.E rendesishme per ramen dhe progresistet e shqiperise eshte qe njerezit e ndershem i mbeshtesin .Ndersa per ty dhe partine tende tek shtepia qendrore e ushtrise ,ka disa perfaqesues te “tokes xanun”qe ende ju perkrahin. Me mire lejo arin rrot @@rin te pergjigjet se qenke teper i indoktrinuar .

  2. Sala dhe Andi Bushati? E dime se ka inate personale me Ramen,qe opinionet i shet si fakte,qe Saliu ja fshire bythkat ne Paris dhe i kujton me mall, qe c’do gje me Ramen e ka personale! Por inati apo urrejtja nuk jane gje e mire tek njeriu! Pra sipas Bushatit, meqenese Rama eshte “kriminel” apo genjeshtar, ai dhe Saliu te thone mos hapni bisedimet per Shqiperine! Kjo me e pakta eshte poshtersi dhe tradheti per SHqiperine! Ky palo gazetar-analist berishian, qe paguhet me para te pista nga Ylli,i dime te gjithe lidhjet e Rakipit me Berishen,historine e Albanias, historine e Azemit qe deshmitar ishte bashke me Salen dhe ku i ka gjetur Ylli parate per emisionin e tij qe eshte vete Boss?! A ka vile Bushati ne Golem?! Do te dalin te gjitha Andi prandaj jeni bere si te terbuar!

  3. ””’ tha një numër të vërtetash që, të gjitha sëbashku, krijojnë një imazh të gënjeshtërt.””’

    Bravo i qofte.. ke inat ti bushat, Ai do fitoi zgjedhjet e 2019 dhe negociatat do te hapen me europen … ti ti rruash topet atij .

    O Bushat… ti do edhe sikur Rama te shkoje ne banje per nevojat e tija personale.. ti do ti besh nje anal_ize shteruese ku do te nxjerresh me detaje dhe argumenta se ‘ ai shkoi ne banjo sepse….. etj etj etj .. do rreshtosh te gjitha konkluzjonet qe te leverdisin ty.

    me vjen keq por vetem analist nuk je ti… maksimumi je anal.

  4. Bushati si nje analist e gazetar me pervoje e din se popullaritetin e mbane ne nivel duke goditur sa me larte.Kjo e bene edhe te kerkuar dhe te paguar,por vertete manipulimin e tij e kupton scili qe njeh sadopak politiken dhe realitetin.Askush nuk beson se ne Vashington,Bruksel,Bon ,Paris e qendrat tjera perendimore kemi te bejme me njereze naive te cilet po i manipulojka Rama.E verteta eshte se shtetet dhe institucionet vendimarrese te botes nuk nuk i marrin seriozisht broqkullat dhe intrigat e PD-se dhe gazetareve sharlatane e mercanare sepse kane agjensite dhe aparaturat me te persosura dhe sofistikuara ,keshtuqe nuk mund ti manipuloje as ti mashtroje Berisha ,Rama,Vasili apo Bushati,Shkullaku,Lubonja etj.Ata kane infortmacionet e duhura dhe nuk i shikojne gjerat e syte e politikaneve dhe gazetareve me ambicje te semuar.fatmiresisht kete e kane kuptuar edhe shqiptaret keshtuqe kjo opzite po tkurret perdite ashtu edhe grazhdi i ketyre gazetareve mercenare te cilet po ju ndodhe si maces qe kur i mori flake bishti klithi oooo u kalle dynjaja,

  5. Hek Bushat e di qe e ke inatin me Golemin dhe Frangajn,por ti pret qe K/min. te zbresi nga qielli,e pse …I hoqem te gjitha puplat dhe kemi ngele lakuriq.

  6. Bushati eshte analisti me I forte sot per sot . Esht analist realist . Vetem duhet te angazhohet me shume. Ato qe e shajne jane ne pune duke vjedhur ose kane femijet e tyre duke vjedhur. Asnjehere nuk duhet te pranohet vendi yne ne Europe me kete kryeminister qe e ka cuar vendin 25 vite mbrapa.

    1. Qafsh te tome oreee …. ‘ qenkemi duke vjdhur ose kemi femijet duke vjedhur’…. Zgjeps.

      Kurse ti je nje naiv qe manipulohesh kaq lehte, dhe te eshte shpelare truri nga keto qelbesirat e bushatit.

      Ky ka qene difekti me i madh i shqiptareve.. ‘ nese ti nuk mendon si mendoj une.. ti je hajdut, i keq, antikombetar, i shitur ejt ejt etj .”””

  7. Hapja e negociatave eshte nje verre ne uje (Turqia ka mbi 12 vjet qe i ka “Hapur” keto negociata). Anetaresimi ne BE? Hmmm…si zor te kete anetaresime tjera. BE eshte tani me nje godine ne prag te shembjes ku natyrisht te zgjuarit dalin jashte dhe budallenjte futen brenda.

  8. Me cudit injoranca e nje komentuesi Petrit e here Petrit Caco! Nuk duhet te pranohet Shqiperia ne Europe per inat te Edi Rames?!! Shqiperia beri hapa prapa sepse Saliu deshte ta bendte Shqiperine si Vicidoli vendi i tij i lindje ku njerezit akoma ecin sipas kanunit! Ka akoma idiote dhe injorante ashtu si Bushati dhe Petriti me arin dhe pa emer!

    1. Andi Derr-Verri, ka me injorant e me koqe se ti qe kujton se te gjithe Petritet kane mbiemrin Caco? Ne se nuk te pelqen shkrimi i Bushatit, kundershtoje ne mos mos na bej te qeshim me “hetimet” e tua per Petritet. Jo per gje po tregon se ju Rilindjotet nuk keni tru por nje cope bajge ne koke.

  9. Hahahhhhhhhhhhhhahah…Qenkan mbledh tere bythelepiresit ketu dhe shkruajne komente…Kujt iu plasi per komentet tuaja…Lehni sa te doni…Merrni ate rroge qyl se jeni mesuar ne Shqiperi…S’e paskeni mbushur plot portalet me lavde …apo te beni avokatine e tij…sikur nuk e di Europa cfare eshte Rama!!!!!

  10. Aman o greta pse flet kote, une qe jam me ramen edhe per pikpamjet e tije i lepije bythen?
    une kam 28-vjet ne Hollande edhe te drejten sme untereson edhe as qe dua te di per qeverine qe kush e kryeson, por nje gje eshte e vertete qe saliu e shkateroj, cdo djerse te popullit, e shiti cdo gje qe i doli perpara, tradhetare ndaj sgqiptarevem bisnes me sllobodanin kur kosova ishte ne lufte, shitja e detit, vrasja ne 21 janare, Gerdeci edhe shume vrasje mbas shpine si Azemi epo sokoli. aman hapi syte edhe shiko realitetin edhe jo urejtje, nqs rama eshte idjot, ai saliu eshte idjot kriminel edhe vrases, edhe tradhetare, keshtu do zgjedhe Ramen

    1. hahahaha ta paskan lavazhuar mire trurin o i ngrate. 28 vjet ne Hollande e na can trapin e na tregon se kush eshte Saliu e kush Rama. Shko mer pirdhu hajvan se s’ta ka njeri ngene.

    2. Po kush ti paska thënë në Hollandë gjithë këto marrëzira për Berishën O Agron ?
      Berisha paska shit djersën e popullit e paska bërë biznes me Sllobodanin kur Kosova ishte në luftë ?
      Pa shih se mos ja ngatëron emrin e Hollandës me ndonjë fshat nga Labëria ore mik, se këtej gjetën teren mashtrimet e falangave të ish sigurimit.
      Ata Frrokër e Ndokër që bënë biznesin e naftës me Serbinë, ishte Rama që i bëri deputete o hollandez !
      Po kë ka vrarë Saliu o hollamdez, mos pulat që ke vjedhur ti ?
      Po guxo e shko në Amsterdam të hysh me dhunë në kryeministri duke gjakosur policët që në pushtet të vijë ky gjatoshi i droguar.
      Jo në Hollandë, por në asnjë vend të botës nuk akuzohet asnjë kryeministër si “vrasës” për viktimat e një aksidenti.
      Jo 26 viktima aksidenti, por mbi njëqind janë viktimat e dala nga lufta e bandave mafioze të drogave që mbolli e trafikoi qeveria e Ramës. Më së paku ka pasur në këto 5vjet të qeverisjes së tij, edhe nja 200 viktima të tjera nga aksidentet. Meqe paske qendruar 28 vjet në Hollandë, duhet të kesh fëmij atje. Të zënka meraku i viktimave të aksidentit të Gërdecit, e nuk çakërke kokën se kokaina që sjell Rama e vëllai i tij nga Kolumbia, do të vijnë në Hollandë të vrasin fëmijtë tënd.
      More zgjidh Ramën e cilindo mafioz që të do qejfi, por mos gënje se jeton në Hollandë e shkon përditë në mëngjez për të blerë gazetën e Mero Gëlbazes për të ushqyer nostalgjinë tënde enveriste me gënjeshtrat e kësaj gazete.
      Droga doli sheshit, kanabisi me tonë e kokaina me kuintalë, e ju akoma me gënjeshtrën e Ramës se ju bëjnë sytë se këto janë mushkonja që i duken Saliut se janë avionë droge..

  11. Kjo Greta jetoka ne Franca por mendon si shqiptare injorante! Nuk po thote askush qe jam me Ramen! Por te besh fajtor vetem Ramen,sic ben ne c’do shkrim Bushati, eshte mendjelehtesi ose paguhet per kete! Duket sikur kjo Shqiperi u krijua 5 vjet te shkuara, ky eshte naivitet dhe mungese inteligjence! E shkaterroi Saliu i Pari dhe te gjithe te tjeret me radhe! Por duket se fajin nuk na i paskan politikanet por vete ne qe nuk behemi europiane kurre edhe pse jetojme ne France!

  12. Mafia, e pèrsèris edhe nje herè, nuk èshtè njè kancer i pèrhapur rastèsisht nè një ind tè shèndoshè. Ai jeton nè simbiozè tè pèrsosur me njè numèr mbrojtèsish, bashkèpunètorèsh, informatorèsh, debitorèsh tè tè gjitha llojeve, “kngètarève” tè mèdhenj e tè vegjèl, kèrcènon ose shantazon njerèz qè i pèrkasin tè gjitha shtresave të shoqèrisè. Kjo èshtè toka e kulturès Cosa Nostra me gjithçka qè ka implikime tè drejtpèrdrejta ose tè tèrthorta, tè vetèdijshme ose jo, vullnetare ose tè detyrueshme, tè cilat shpesh gezojnè pèlqimin e popullsisè. Giovanni Falcone.
    Ekzakt ;Rama,Basha,Meta ,Berisha,por me nje ndryshim , se ketu shteti eshte vet mafia.
    .

    1. Mafia mund të jesh ti o qifi hok se ti kërkon që të mashtrosh duke treguar me gisht gjurmët e ujkut, kur ujkun e ke përpara.
      Publikisht dihet se Rama ka një gjysëm dipllome piktori e që nuk ja pa askush pikturat e tij derisa u bë kryeministër e filloi ti shesë ca zhgaravina që nuk ja vlen ti vesh as në hale. Basha, në kohën kur ti askushi apo ndonjë si ti, merte falas pajisje shëndetore nga Europa e shkonte ja shiste spitaleve të Shqipërisë e Kosovës, pasi u dipllomua në Hollandë, ishtë jurist i Gjykatës së Hagës e më vonë u caktua ng OKB për të ndihmuar në ngritjen e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
      Meta sëpaku e ka një dipllomë si ekonomist me universitet të përfunduar.
      Me Berishën nuk mund të krahasohet as Rama e as Meta, se veç që ka qënë një mjek i shquar humanist e i pa korruptueshëm, me titujt më të lartë shkencorë, profesor, doktor, ka marë pjesë edhe në seminare ndërkombëtare të shëndetësisë. Veç kësaj, ai si presidenti i parë shqiptar i zgjedhur me vota demokratike, ështe një personalitet i njohur në gjithë kanceleritë perëndimore.
      Po ti kush je more hok që mer përsipër të hedhësh poshtë njëlloj këto katër politikanë ?
      Na thuaj zotrote çfarë profesioni ke, e çfarë dipllome ke në xhep, së mga mendësia rezulton të jeshë një injorant tipik.

  13. 1) Perse duhet me u fut ne Europe me cdo kusht?!

    2) Sa i perket kusarit Rama (plus Berisha, Basha, Meta) si gjithmone Bushati ka te drejte kur i bie kokes ketyre kermave. Dhe Rama vertet e meriton te terhuqet zvarre e te hidhet ne Lane.

  14. @@@@ I pa Emer a e gjete mbiemrin,te ka humbur vula,qeke tamam rrote “rrushi”,mos punon gje tek halet publike me kove uji ne dore.Qendroke para ekranit dhe na tregon idiotesira femijesh.Po je aq frikanace SA dukesh,shkoj dhe take Llallen apo Ramen dhe jepu can mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *