• |
ide | kryesore

Donald Lu i bën thirrje qeverisë: Të angazhohet më shumë për viktimat e trafikimit

Lajme, Të fundit



Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu deklaroi në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore se “në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”.

“Nuk është qëllimi që të gjejmë strehë për viktimat e trafikimit, por që të kenë siguri financiare dhe vetëbesim. Në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”, tha Lu.

Më tej, Lu nënvizoi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal”. “Departamenti Amerikan i Shtetit e di këtë dhe ka dhënë grante mujore për të mbështetur qeveritë dhe OJQ-të në këtë bashkëpunim”, deklaroi Lu. Projekti i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare te viktimat e trafikimit në Ballkan.



2 Comments

  1. Trafikimi eshte plage shume e rende sot . Por z ambasador mos je pak ivonuar ne kete kerkese. Mbase neser do na kerkosh edhe ndalim te mbjelljes e kultivimit te hashashit e prap do jete me vonese. A mos je i vonuar z AMBASADOR/?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *