• |
ide | kryesore

(FOTO+VIDEO) Zjarr i madh në Tiranë, tre zjarrfikëse në luftë me flakët

Lajme, Të fundit


Një zjarr i madh ka rënë në kryeqytet pasditen e sotme tek magazinat e ish-frigoriferit në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”.

Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po përpiqen të shuajnë flakët.

Një tym i zi është ngritur mbi zonë duke alarmuar jo vetëm banorët e lagjes ku ka rënë zjarr por edhe të lagjeve të tjera. Tymi mund të shihet me sy të lirë sapo hyn në kryeqytet.

Mësohet se nga flakët rrezikohen dy banesa dhe një karburant. Ndërkaq nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet se çfarë përmbante magazina që është përfshirë nga flakët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *