• |
ide | kryesore

Foto/ Çfarë mbeti pas zjarrit masiv në zonën e ‘Frigoriferit’ në Tiranë

Lajme, Të fundit


Pas përfshirjes nga flakët të disa magazinave në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë ditën e djeshme, sot çdo gjë duket e shkrumbuar. Në brendësi të magazinave kishte vegla pune elektrike dhe mallra industriale. Gjithashtu ngjitur me magazinën ndodhej dhe një godinë 4-katëshe, në të cilën ishin zyrat dhe banesa e pronarit. Pranë magazinave që u përfshinë  totalisht nga flakët, ndodhej dhe një mobileri e rrobaqepësi, por kanë dalë pa dëme nga kjo ngjarje.

Në vendin e ngjarjes ditën e djeshme kanë qenë fillimisht tre zjarrfikëse që po operonin për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas kanë shkuar edhe dy zjarrfikëse të tjera. Qarkullimi në këtë zonë u bllokua për të lejuar lëvizjen e autoboteve me ujë por edhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Po kështu u evakuuan edhe banorët pasi flakët shkojnë në 30 metra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *