• |
ide | kryesore

Pashkët Ortodokse shkakton fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës

Lajme, Të fundit
kapshticee.jpg



Festa e Pashkës kthen në atdhe një numër të lartë emigrantësh që jetojnë në Greqi. Në 24 orët e fundit, nga pika doganore Kapshticës kanë hyrë 7200 emigrantë, me 2291 mjete, ndërsa mbi katër mijë persona kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Dogana greke ka vënë në dispozicion tre sportele në dalje dhe një në hyrje, ndërsa pala jonë ka shtuar numrin e sporteleve duke e çuar në shtatë.

Autoritetet e Policisë Kufitare presin që fluksi të rritet në orët në vazhdim, ndërsa i kanë kërkuar palës greke të shtojë sportelet për të shmangur radhët dhe pritjet në të dyja anët e kufirit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *