• |
ide | kryesore

Eugent Bushpepa anulon turneun e Eurovisionit

Paparazzi, Slider


Eurovonix ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne.

Sipas asaj që shkruan “Panorama”, ka qenë vetë Genti i cili ka shkruar një postim në “Facebook” që më pas është fshirë për arsye të paqarta ku shprehet:

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marrë pjesë në turneun e promovimit të këngës në “Eurovision 2018” në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2  muaj më parë”.

Në disa media shqiptare është shkruar se Eugenti nuk ka marrë pjesë as në festën e organizuar në Londër nga Eurovision pasi ka pasur disa probleme me vizën, por delegacioni nuk e ka konfirmuar këtë.


1 Comment

  1. Gjynah qe nuk investon njeri ne promovimin e ksaj kenge,Eugenti esht i talentuar dhe kenga esht e bukur po ja ku si gjithmon e kan len te perballet me konkursin i vetem me shpenzimet e veta.Turp,nqs kemi arritur ne keto livele me mir te heqim dore fare e te mos llogaritemi ne Eurovision
    As nje kengtar shqiptar nuk ka mundesi te paguaj shpenzimet e ketij lloji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *