• |
ide | kryesore

Rachel McAdams dhe Jamie Linden prindër për herë të parë

Paparazzi, Slider


Mëngjesi i të hënës ka sjellë një dhuratë shumë të madhe e të bukur për Rachel McAdams dhe të dashurin e saj Jamie Linden. Çifti ka mirëpritur sot në jetë djalin e tyre të parë.
Revista People ishte burimi i parë i lajmit të ardhjes në jetë të fëmijës së yllit të “The Notebook”. Çifti e mbajti shtatzëninë larg medias. Megjithatë gjithçka u kuptua kur Rachel nuk shkoi në premierën e komedisë së saj “Game Night”.
Aktorja ka qenë më herët e lidhur me aktorin Ryan Gosling. Rachel dhe Gosling kishin rolet kryesore të novelës së Nicholas Sparks. Historia e dashurisë mes Allie dhe Noah, jo vetëm bëri që ata të binin në dashuri me njëri-tjetrin por bëri që edhe gjithë publiku të binte në dashuri me ta.
Çifti i ri nuk ka dalë akoma në publik së bashku por janë fotografuar gati një vit më parë në një dasëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *