• |
ide | kryesore

Ahmetaj shkon në Kukës, flet për Rrugën e Kombit: Do të ketë lehtësime për banorët e zonës

Lajme, Të fundit
arben-ahmetaj.jpg



Për herë të parë pas protestës së 28 shkurtit pranë Tunelit të Kalimashit ka shkuar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në Kukës.

Ministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset e vogla vendase, por takimi u mbajt pa praninë e mediave. Ajo çka u bisedua në të u përcoll përmes zyrës së shtypit të Ministrisë, dhe në fokus ka qenë kundërshtia e tyre për taksën e dyfishtë të vendosur për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Sipas njoftimit zyrtar, Ahmetaj u ka bërë të ditur se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e rrugës. Ministri i financave është ndalur në komunikimin me tregtarët e Kukësit tek informimi mbi debatin e hapur për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Ahmatej ka thënë se nuk bëhet fjalë për një taksë të re, por për një detyrim për deklarim, i cili nuk do ketë ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset, e as  rritje çmimesh për konsumatorët. Bizneset do asistohen ne procesin e deklarimit e nuk do ketë gjoba për gabimet, ka thënë ai.

Ministri ka bërë të ditur se qeveria do ndërmarrë një Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit, duke komunikuar me çdo biznes në të gjithë vendin.



7 Comments

  1. o fytyre hardhuce, ja ta zeme ata do paguajne me pak , po pjesa tjeter? Ajo rruge eshte ndertuar me taksat e popullit dhe smund ti jepet privatit per shfrytezim o plehre ti dhe ata qe te vune ty.

  2. Ne Kukes duhej te shkonte KM vete dhe te fliste me zemer sic foli me dt. 1 prill para te gjitheve duke iu shpjeguar se pse eshte e domosdoshme qe edhe kuksianet te paguajne tarife, biles kuksianet duhet te bejne nje abone 100 euro ne muaj per te kaluar ne ate rruge ose te shperngulen nga aty ku jane

  3. Rruga duhet te jete pa pagese, se po u be kjo me pagese, e kane rradhen rruget e tjera dhe do ndahemi ne ishuj. Per te takuar njeri tjetrin per hall, gezim apo biznes duhet te paguajme traun, dhe kjo nuk eshte detyre patriotike, por rrjepje, sepse zgjat rreth 30 vjet.

  4. Eshte takse qe mblidhet, a po takse qe vidhet. Sepse taksa eshte paguar e ster paguar, qe me Majkon, qe rruajti kaq vjet ne rruge e aeroport, e me taksen e qarkullimit ne karburante. E c;far kerko me teper te vjedAhhhhhh, po me qe ka nisur fushaten per drogen , mbasi iu cjerre maskaai qe eshte mesuar me para, e sidoms kur i ka qyl shpif lloj, lloj taksash. Spaska fund vjedhja qe i behet popullit e pasurise kombetare. Vertete qe qenkan qelbesira.

  5. I pelqenkan psiko patet, e arrogantet. A ja din historite,,,,?Po vokobolarin, e profesorllekut ne parlament a e ka degjuar kjo zonje?Le ti beje nje vizite ne SURREL private, se mbase u rriten kujtimet, qe me sa shikojme paska nostalgji per kohen studentore, e me muzen e re na shkruan ndonje roman me ngjarie origjinale.Eshte e para here qe degjojme ketoelozheper RAMEn, e sidomos tani kur e ka pare vehten ngushte. Mos valleeshte organizim shoqeror per ti ngritur moralin? Se faktikisht asnje here nuk e ka patur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *