• |
ide | kryesore

Macron në Kongresin amerikan: Si po kërcënohet përparimi global…

Arkiva, Planet



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dënoi nacionalizmin dhe izolimin në fjalimin e tij në Kongresin amerikan.

Për presidentin francez, politika të tilla izoluese janë kërënim për përparimin global.

Edhe pse Donald Trump është akuzuar pikërisht për nxitje të nacionalizmit izolimit në politikën e tij “Amerika e Para”, Emmanuel Macron tha se SHBA-të kanë zbuluar multilateralizmin dhe tani duhet t’a rizbulojë atë, për të krijuar një rend të ri botëror në shekullin e 21-të.

Emmanuel Macron ka zhvilluar një marrëdhënie të fuqishme me Trump-in dhe është në Uashington si lideri i parë i huaj që i është ofruar vizitë shtetërore nga Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump.

Megjithatë, takimet mes tyre kanë qenë surprizuese për gjestet dhe simbolikat që holomogët kanë bërë me njëri-tjetrin, të cilat gjerësisht janë komentuar si garë për dominim.

Lexo më tej: 

Trump Macron/ Beteja e gjesteve dhe simboleve mes dy presidentëve

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *