• |
ide | kryesore

Rama: Në Berlin fola edhe për kazanin. Gazetari: Si i thonë gjermanisht?

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tregoi sot gjatë konferencës për shtyp në Rinas, se në takimet e tij në Berlin kishte folur edhe për mediat shqiptare, të cilat si gjithnjë i kishte etiketuar si ‘kazan’, njësoj sic bën edhe brenda vendit. Rama e dha këtë përgjigje pasi u pyet nga gazetarët në Rinas nëse në Bundestag ishte trajtuar cështja e Saimir Tahirit, sikundër u raportua nga radio Dojce Vele. 

“Kam bërë shumë kontakte me mediat në Berlin. Kam dhënë shumë intervista. Unë kam sqaruar se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në gjermanisht, e çuar në Berlin dhe e ritreguar gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës. Këtë kam thënë unë atje. Dhe sigurisht kam shpjeguar se si funksionon kazani në Tiranë. Këto po, i kam thënë të gjitha. Vetëm fjalën kazan e kam thënë në turqisht dhe anglisht se gjermanisht nuk e dija” tha Rama.

Por ndërkohë gazetari Indrit Maraku i Top Channel, ndërhyri sërish, duke  e pyetur se si i thonë kazanit në gjermanisht. 

Gazetari: Në fakt sa doja t’ju pyetja se si thuhet kazani në gjermanisht
Rama: Ah se di.



7 Comments

  1. kazanit ne gjermanisht i thon spiro koleka,kristaq rama,stalin,mao LUU ce dun,di qe mbetjeve i thon MÜLL gjermanisht pra edvini esht MÜLL ENVERI,STALINI,MAO luu CE DUNI E TASHEM EDHE legen mull vuqiqi.

  2. Gojët e liga thonë se iu kërkua Ramës në Berlin të aprovontë me një VKM të posaçëm , urgjentisht , për dhënje titulli, kur dikush ka kontribuar shumë kundër atdheut si p.sh: Titulli “Plehu i Kombit” për merita të veçanta.

  3. Po te ishin kazan mediat ketu nuk kishe pse do ti bleje, ti dhe kryetari jot i bashkise. Media per ty eshte ERTV. Ashtu i do ti, ti besh lavazho njerezve me drita e fasada. Do te vjedhesh i qete, te genjesh per dite, te shtosh ditet e tua ne pushtet . Je demagog i semure. U bere me keq se Berisha. E shaje kot. Ne vend te ulesh koken, te pranosh kete realitet te dhimbshem, te jesh me modest, fryhesh e krekosesh si gjeli maje pleut. Ben karshillek, shet arrogance , dhe perse e gjithe kjo propogande!!! Konsumoheni per dite e me shume e se kuptoni. Nje situate kaotike ne cdo institucion. Nje c’organizim i organizuar. Dhe e gjithe kjo , me bekimin dhe dijenine tende. Te ka ardh fundi! Duhet ta pranosh me nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *