• |
ide | kryesore

I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit


Një shqiptar i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin. Në operacionin e arrestimit të Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë morën pjesë  Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ”Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuar nga nenet 81, 110, 576 të Kodit Penal Italian dhe nenit 73 të Ligjit mbi Drogat.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *