• |
ide | kryesore

Fatura e energjisë elektrike, shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëron rritjen e çmimit

Lajme, Të fundit



Furrat e bukës që furnizohen në tensionin e ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7,6 lekësh për kilovat/orë. Ky çmim është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, sipas shoqatës së prodhuesve të bukës OSHEE nuk i fut të gjitha furrat në këtë kategori. Nëse në mjediset e punës të furrave gjendet pajisje frigoriferike, atëherë subjektet përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat orë sa dyfishi i tarifës që është për furrat e bukës. Bizneset në Elbasan thonë tarifa e lartë do të ndikojë të çmimi i bukës.

Furrat e bukës, pastiçeritë e byrektoret kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Për shkak të përdorimit të njësive frigoriferike për disa shërbime të tjera, prodhuesit e bukës janë penalizuar nga tarifa e reduktuar e energjisë elektrike prej 7.6 lekë/kë. Kjo ka bërë që prodhuesit të paralajmërojnë rritje të çmimit. “Duke u rritur energjia elektrike do të rriten edhe çmimet e produkteve që ne shesim”, shprehet pronarja e një furre buke.

Por në Durrës çmimi i diferencuar i energjisë për furrat dhe pastiçeritë ka dhënë efekte. Nën një presion fiskal në rritje nga qeveria dhe pushteti vendor, byrektoret, furrat e tregtimit të bukës dhe ëmbëlsirave kërkojnë subvencionim nga shteti për çmimin e energjisë elektrike. Në të kundërt paralajmërojnë rritje të çmimit të produkteve të tyre.

Një zonjë prej vitesh prodhon e tregton byrekë në Durrës. Me përkushtimin për punën dhe biznesin e vogël me të cilin mban familjen thotë se çmimi i energjisë elektrike është i lartë dhe se byrektoret duhet të përfshihen në fashën e çmimit të reduktuar të energjisë elektrike. “Pse duhet të ndahemi kur në prodhimin e bukës futemi edhe ne që prodhojmë byrek sepse janë prodhime brumi”. Shoqata i është drejtuar edhe ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh./ TCh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *