• |
ide | kryesore

Emigracioni dhe muaji i Ramazanit ulin konsumin për bukën dhe ëmbëlsirat

Lajme, Të fundit



Pas reduktimit të numrit të turistëve nga muaji tetor dhe deri tani, konsumi vijon të jetë me rënie për disa nga produktet e shportës ushqimore.

Bizneset e para që ndien rënien e konsumit pas përfundimit të sezonit turistik ishin dyqanet e tregtimit të bukës, produkteve të tjera të brumit dhe pastiçerive.

Disa drejtues të furrave të bukës në muajin tetor pohuan se rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ishte 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast food, që nuk shënuan pakësim.

Tendenca rënëse e konsumit për këto produkte ka vijuar edhe gjatë vitit 2024. Prodhuesit e bukës dhe ëmbëlsirave thonë se ulja e konsumit te buka është ndikuar nga faktorë demografikë, duke përfshirë largimet e popullsisë në emigracion, veçanërisht të rinjve.

Hysen Caka, administrator në “Caka Group”, tha se për muajt janar-mars 2024, konsumi për bukën është ulur me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pakësimi i konsumit sipas tij është më i lartë për produktet e pastiçerisë. Kërkesa për ëmbëlsirat ka rënë me 70% krahasuar me vjet.

“Për 3-mujorin e parë të vitit, konsumi për bukën dhe ëmbëlsirat ka shënuar rënie të lartë. Mendoj se arsyeja kryesore është largimi i të rinjve apo pjesës më vitale të shoqërisë në emigracion.

Shumica e popullsisë së mbetur që është e plakur konsumon sasi të ulëta të këtyre produkteve. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë periudhë te rënia e kërkesës është edhe muaji i agjërimit. Me përfundimin e muajit të Ramazanit presim të kemi një situatë më të qartë për analizimin e faktorëve ndikues”, veçon ai.

Edhe Ali Dedolli, drejtues i rrjetit të furrave dhe dyqaneve të shitjes së bukës dhe pastiçerive “Alna Bakery”, pohon se pas largimit të turistëve të huaj, tendenca e konsumit vijon të mbetet në rënie. Sipas tij, shkak kryesor mbetet largimi i popullatës në emigracion.

Prodhuesit e bukës pohojnë se edhe gatimi i bukës në shtëpi ka një tendencë rënëse. Sipas tyre tashmë edhe ajo pjesë e popullatës që gjatë muajve të pandemisë e bënin bukën në shtëpi, është rikthyer blerjeve në furra, pasi kostoja e blerjes është më e leverdishme sesa ajo e përgatitjes së bukës në shtëpi.

Aksionet kundër informalitetit te pagesat e energjisë elektrike, ndër vite sipas tyre reduktuan numrin e familjeve që bëjnë bukën në shtëpi. Gatimi i bukës në shtëpi është më tepër traditë e mbetur te zonat rurale kultivuese të drithërave.

Importet e drithërave për janar-shkurt u rritën 50% për rezervat e grosistëve në pranverë

Ndonëse nga disa prej furrave kryesore të bukës ngrihet shqetësimi për rënie konsumi në 3-mujorin e parë të 2024, importet e drithërave janë me rritje.

Importet e drithërave për muajt janar-shkurt 2024 u rritën 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës sipas të dhënave të INSTAT.

Për kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, shtimi i importeve nuk është ndikuar nga rritja e fabrikave, por nga masat e fabrikave të blojës për të krijuar rezervat e periudhës dimër- pranverë, pasi ende nuk dihet se si do të jetë çmimi i grurit për korrjet e reja./ Monitor



4 Comments

  1. A po ha rama veliaj, 5 drejtoret, etj etj figura te shquara të babëzisë ridhjerese 2013 2024?

    Keta të hanë të pasurohen pa konsumi të bjerë si në kohë të xhaxhit , atehere kishte tollon dhe shqipëria ishte një burg i madh, ndersa sot me ramën ka ikje masive dhe varferi e madhe ndaj ska konsum

    Rama veliaj etj të hanë të kenë të pasurohen për 100 breza me leket tona pa të tjereve çi qi tëmën

  2. Lind pyetja, po cmimet si kane shkuar?
    Kto shkerdhatay i kane 2-3 fishuar cmimet keto 2-3 vitet e fundit. Une nuk i blej me embelsira vetem per inat. Nje paste nga 60 ka shkuar 120 Lek dhe gati eshte pergjysmuar si sasi, gjithashu dhe cilesia ka pesuar renie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *