• |
ide | kryesore

Historia e panjohur/ Kush e shpiku bakllavanë

Arkiva, Lapsi Leaks
bakllavasë



Historia e bakllavasë është shumë-ngjyrëshe. Janë të shumtë ata kombe që këmbëngulin se janë ata që krijuesit e saj. Megjithatë, besohet gjerësisht, se ishin asirianët që rreth shekullit të 8-të që vendosën disa shtresa buke të hollë, me arra të copëtuara mes tyre, shtuan pak mjaltë dhe e futën atë në furrat e tyre primitive me zjarr druri.

Ky version i hershëm i njohur i bakllavasë piqej vetëm në raste të veçanta. Në fakt, bakllavaja historikisht është konsideruar si një ushqim për të pasurit. I tillë konsiderohej të paktën deri në mesin e shekullit të 19-të. Në Turqi, edhe sot mund të dëgjohet një shprehje që përdoret shpesh: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllava dhe byrek çdo ditë”.

Historia e bakllavasë - InfoShqip.com

Më pas mendohet se ishin detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindjen e largët dhe Mesopotami që zbuluan të parët kënaqësinë e bakllavasë. Ajo mahniti shijen e tyre, kësisoj e sollën recetën në Athinë. Kontributi më i madh i grekëve në zhvillimin e kësaj ëmbëlsire është krijimi i një teknike të brumit që bënte të mundur rrokullisjen derisa ai bëhej aq i hollë sa një gjethe, në krahasim me pëlhurën e pjekur dhe me bukë të brumit asirian. Grekët e quanin këtë brimi “filo”.

Emri “Phyllo” u krijua nga grekët, që do të thotë “fletë” në gjuhën greke. Varianti i mirënjohur me disa shtresa brumi shumë të hollë u zhvillua edhe në Pallatin Topkapı të Turisë pas shekullit të 16-të. Prej shekullit të 18-të pati disa përpjekje për të ndryshuar shihjet e saj.

Tradicionalisht ajo shtrohej dhe prihej në sheshe. Ndahej në trekëndësha dhe dha një “prekje franceze” në fund të shekullit të 18-të. Historia e bakllavasë zbulon se ajo erdhi nga Lindja e Largët, por vende të ndryshme ofrojnë variacione të ndryshme dhe mjaft të shijshme.

Shumica e tezave supozojnë se origjina e ëmbëlsirave është në Azinë Qendrore ku gjendje me bollëk sheqeri. Teza të tjera supozojnë se bakllavaja duhet të ketë origjinën në një kulturë ujgure për shkak të përgatitjes në furrë.

Persia ose Azia e Vogël konsiderohet si një tjetër origjinë në Mesjetën e vonë. Në librin e gatimit të Muhamed bin Hasan el-Bagdadit nga 1226, renditet një ëmbëlsirë e quajtur “Lauzinaq”, e cila përbëhet nga një pastë bajame e mbuluar me brumë dhe e mbuluar me shurup, shumë e ngjashme me bakllavanë. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *