• |
ide | kryesore

Skeda kriminale e Altin Çokut: Në 2010-ën krijoi lidhje intime me kushërirën, tentoi të vrasë me benzinë djalin e dajës

Lajme, Të fundit
altin coku



Altin Çoku është 39-vjeçari i arrestuar për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, 27 vjeç, e cila i dha fund jetës tre ditë më parë duke u hedhur nga kati i pallatit në Kamëz. Një foto intime që qarkullonte në rrjet, ku shfaqej Sibela dhe Çoku, dyshohet ta ketë shtyrë 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Çoku akuzohet se ka shpërndarë në rrjete sociale materialin edhe pse 39-vjeçari ka mohuar ta ketë bërë.

Gazetari Spartak Koka ka publikuar skedën kriminale të Altin Çokut për vitin 2010.

Bazuar në të dhënat e skedës, Çoku rreth 15 vite më parë, kishte krijuar lidhje intimeme kushërirën e tij 18 vjeçe, vajzën e dajës. Në vitin 2009, ai ëhstë njohur me një vajz tjetër dhe ka krijua rlidhje me të. Në këto kushte, vajza e dajës ka dashur t’i japë fund lidhjes me të, por Çoku nuk e ka lejuar.

Madje, ai e ka kërcënuar asokohe 18-vjeçaren se nëse i jepte fund lidhjes, do t’i vriste vëllain e saj 15-vjeçar.

“Më 31 Mars të vitit 2010 rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

15-vjeçari i mituri që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%”, thuhet në skedë.

Prokuroria e Kurbinit e cila hetoi ngjarjen e nxori Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Çoku kishte prapambetje mendore dhe çrregullime te sjelljes dhe ndaj tij u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke i shpëtuar dënimit.



3 Comments

  1. Te djegi ky me benzine nje djale 15 vjecar? Ore 15 vjecari e xhungelon ne ajer si top futbolli kete sakatin e jo me te djegi ky nje adoleshent.
    U vertetuan dyshimet qe kishin njerezit e shendetshem per kete sakatin. Nuk qenka i mangut vetem fizikisht por edhe menderisht per deri sa ka krijuar lidhje me vajzen e dajes. Ajo qe me vjen cudi eshte se si nje vajze 18 vjecare (dmth e rritur) te lidhet me djalin e halles!!!? Edhe ajo e mangut te jete vall?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *