• |
ide | kryesore

Afrohet dasma mbretërore, vëllai i Meghan i bën thirrje Harry-t ta anulojë

Paparazzi, Slider


Po afrohet ajo që cilësohet si dasma e vitit, për të cilën pati shumë kontestime por shumë të tjerë u gëzuan dhe janë të lumtur për çiftin. Meghan Markle dhe Princ Harry kanë një numër të madh fansash dhe mbështetësish të cilët janë të entuziasmuar për dasmën e tyre.

Por ai që e ka kundërshtuar fuqishëm këtë lidhje duke drejtuar edhe akuza të rënda kundrejt Meghan është gjysëm-vëllai i saj i cili disa kohë më parë në intervista të ndryshme u shpreh se ajo po shtiret dhe thjesht po luan një rol. Por duket se nuk mjaftohet me kaq dhe ka bërë atë që nuk do të na shkonte kurrë mendja. Thomas Markle Jr i ka shkruar një letër me dorë  Princ Harryt e cila është publikuar nga revista In Touch ku thuhet:

“Sa më shumë afrohet dita e dasmës, bëhet edhe më e qartë se ky është gabimi më i madh në historine e dasmave mbretërore” . Ai gjithashtu i bën thirrje Princ Harryt të heq dorë nga ajo dhe të anulojë dasmën.

Thomas nuk është i ftuar në dasmën mbretërore më 19 maj dhe për këtë është shprehur se nuk është i mërzitur por  thjesht i habitur, dhe  është e turpshme kjo duke menduar se sa afër kemi qenë dikur ka përfunduar ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *