• |
ide | kryesore

Sër Alex Ferguson pëson hemorragji cerebrale, në gjendje të rëndë në spital

F1, Sport



Sër Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni urgjent pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale. Ish-klubi i tij, Manchester United tha se “procedura kishte shkuar shumë mirë, por nevojitet një periudhë intensive e kujdesit që ish-trajneri legjendar të marrë veten. Familja e tij kërkon privatësi në këto momente” – thuhet në deklaratë.

Djali i Sër Alex, Darren Ferguson, i cili është menaxher i Doncaster Rovers, nuk ishte i pranisihëm në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Wigan të shtunën pasi siç u tha për “arsye familjare”.

Ferguson nuk kishte qenë në gjendje të mirë prej së enjtes ndërsa të premten u shtrua në spital. Ai u morr nga shtëpia e tij në Cheshire rreth orës 9 të mëngjesit me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin e Maccelesfield. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *