• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë prindërit dhe u hodh nga kati i tretë, vdes në spital i riu

Lajme, Të fundit
qsut.jpg



Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh gjatë natës nga pallati, pasi kishte plagosur gjatë një sherri të dy prindërit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në katin e rrugën “Pabli Naso”, në katin e tretë të një pallati në Tiranë

Mësohet se shtetasi me inicialet B.S., u çua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës dhe nuk mundi të mbijetojë. Gjatë përleshjes, 25-vjeçari kishte goditur me thikë të atin dhe plagosi të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

NJOFTIMI I POLICISE: 
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.



1 Comment

  1. Urojmë me gjithë zemër që djem si ky , kudo qofshin paçin të njëjtin fat! Këta lloj monstrash nuk duhet të jetojnë, por më mirë të mos kishin lindur kurrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *