• |
ide | kryesore

Ed Sheeran udhëheq top 500-ëshen e të gjitha kohërave (Foto)

Paparazzi, Slider


Këngëtari i baladave arriti të kalojë edhe George Michael, i cili vjet udhëhoqi Top 500 të këngëve të të gjitha kohërave, katër muaj pas vdekjes së parakohshme.

Rreth 30.000 persona kanë votuar në sondazhin e “Smooth Radio” për të zgjedhur këngën e preferuar të kombit britanik, duke e vendosur kështu këngëtarin 27-vjeçar në krye të klasifikimit për herë të parë në historinë 50-vjeçare të këtij grafiku.

Fitorja e Sheeran vjen një vit pas Michael që kaloi vitin e kaluar me “Careless ëhisper” këngën “Imagine” të John Lennon, që kryesonte për tre vjet rresht.

Ed Sheeran u shpreh tepër i gëzuar për këtë arritje: “Me “Perfect” doja të shkruaja këngën më të mirë të dashurisë që të mundja dhe të ishte 100% e tillë, prandaj jam tepër i lumtur që renditet e para në sondazhin e “Smooth”. Fakti që dëgjuesit e kanë zgjedhur e bën edhe më speciale. I falenderoj shumë për këtë vendim”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *