• |
ide | kryesore

Met Gala/ Gjesti i Kendall Jenner që acaroi fansat (Foto)

Paparazzi, Slider
kendall-jenner-balline.jpg


Kendall Jenner ishte prezente në natën e madhe të Met Gala, por gjatë kohës që pozonte për fotografët, modelja 22 – vjeçare u pa të shtynte ndihmësin e saj pasi ai i zuri hapësirën dhe nuk e linte të dukej mirë në foto.

Pas publikimit të videos në rrjete sociale komentuesit u hodhën direkt me komente duke sulmuar gjestin e papritur nga modelja.

“Kush mendon se është kjo Kendall ? A e shihni si e shtyn djalin e sigurimit”? – komenton dikush.

“Kendall Jenner u shfaq në Met Gala e veshur me veshje delikate si letër higjenike dhe kishte nerva të shtynte dike që po bënte punën e tij në tapetin e kuq, e pasjellshme” – shkruan një tjetër komentues.

Edhe pse Kendall u përpoq të arrinte qëllimin për fotom përfekte në tapetin e kuq, fansat nuk u mahnitën aspak, përkundrazi tani e quajnë “personi më i njerëzishëm” në ngjarjen vjetore të modës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *