• |
ide | kryesore

Sonte (ora 21) kupa e Italisë: Juventus – Milan, formacionet e mundshme

Sport


Juventusi dhe Milani do të ballafaqohen sonte në orën 21:00 në finalen e Kupës së Italisë në stadiumin olimpik të Romës. “Bardh e zinjtë” do të jenë pa Giorgio Chiellinin dhe Benedikt Howedes, por Mario Madzukic, Mattia De Sciglio dhe Stefano Sturaro janë rikthyer nga dëmtimet, përfshirë Miralem Pjanicin.

Ndërkohë, Milanit i kthehet Lucas Biglia pas dëmtimit në shpinë, por më shumë gjasë nuk do të rrezikohet në kushte të tilla, prandaj Locatelli pritet të luajë para tij në mesfushë.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Juventus: Buffon; Cuadrado, Barzagli, Benatia, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain

Milan: G Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *