• |
ide | kryesore

Kendall Jenner: “Si është mardhënia ime me Stormi”

Paparazzi, Slider


Pas ardhjes në jetë të dy vogëlusheve Stormi dhe True, e gjithë vëmendja e mediave është tek familja Kardashian. Vajzat më të vogla të familjes kanë ditur mirë si të tërheqin vëmendjen dhe të kthehen në personazhet më të komentuar në media.
Kendall Jenner, 23 vjeç, ka folur për herë të parë për ardhjen në jetë të mbesës së saj Stormi, në një intervistë për revistën prestigjoze “ELLE US”, ku pranon se ndjehej çuditshëm që motra e saj e vogël, 20 vjeç, tani është bërë nënë, ajo ndihet shumë e lumtur për këtë dhe i do shumë ato të dyja.
“Natyrisht që është e çuditshme, kur motra jote e vogël ka një fëmijë përpara teje. Nuk e mendoja se do të ndodhte kështu. Por është shumë bukur.”
Modelja zbuloi se në të vërtetë Stormi ka lidhur edhe më shumë dy motrat me njëra-tjetrën. “Na lidhi akoma më shumë. Ne gjithmonë kemi qënë të afërta, por sërish do të kapeshim për gjënë më të vogël. Tashmë është më e veçantë për mua, të jem teze dhe motra ime një nënë. ”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *