• |
ide | kryesore

Rama flet për çështjen e vëllait të Xhafajt: Rast që ka dalë dhe ridalë, po përdoret për të sulmuar ministrin

Lajme, Të fundit


Pas fjalës së Lulzim Bashës në Kuvend dhe pas ndërprerjes së seancës, kjo e fundit ka rinisur sërish dhe fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Ai tha se çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i njohur nga shqiptarët por edhe ndërkombëtarët dhe se përdoret sa herë për të sulmuar socialistët.

Garuan secili në ekranin e mrrokllës së vet dixhitale se kush shan, shfryn dhe lëshon më baltë nga goja. Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë qoftë edhe për atë çka fshihet por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie. Dje ministri i Brendshëm foli dhe në fakt nuk tha asgjë të re. Përsëriti çfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim fatkeqësisht pa u thënë shikuesve dhe lexuesve të tyre se më parë jo një herë por disa herë në vetë ato pasqyra kjo çështje ka dalë dhe ridalë. Dhe ka dalë e ridalë kur është dashur të sulmohet drejtpërdrejt Fatmir Xhafaj apo qeveria ose grupi parlamentar i PS-së në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër përpiqen tua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri. Rasti më i fundit dhe më i freskëti kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP-it ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë. Fakti është i njohur botërisht por jo vetëm për të gjithë ata shqiptarë që e kanë pasur mendjen në atë moment kur sapo është shfaqur sepse nuk janë të detyruar ta kenë vëmendjen tek gjithë kjo tollovi e madhe por është e njohur për partnerët ndërkombëtarë”, – deklaroi Rama


3 Comments

  1. e pat nji or mut ju dha rama deputetve te qelbur ne parlamut.nji or mut krymbave,skrrajave,deleve,thive,lopve,deleve ,kazanve. mut stalini,frroku,doshi,roshi;mao LUU ce duni,vllahutin.agron e fatmut xhafe,balili mut taairi,mut prenge dhe asni koker qokollat holandeze,kirchtorte gjermane.dhe e pat krymbat u kenaqen i dhan shizofrenit rama apllauz.swe ku i ka gjet keta rama pyesni mao luu ce dunin.mutin kinez nje miljard e gjysem ju dha PULIKU luuuuuuu.

  2. ram mutit fajin i kan saliu,basha qe zgjodhi kriminelet frrok me ter familjen,xhuvanet me ter fisin,,ndoket me ter mehallen,dosha,rosha,tahira,balila,xhelila,xhafa me ter familjen,artur bushat me tetmbdhjet emra.shizofren bastard njeri.se mos ja dhan pd agron mutit pd drogen e e denoi ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *