• |
ide | kryesore

FOTO/ Manchester United gati të bëjë “çmendurinë” për Hysajn

F1, Sport

Manchester United është gati të nxjerrë 44 milionë £ (50 milionë euro) nga arkat e tij për të bërë të vetin mbrojtësin shqiptar shqiptarin Elseid Hysaj. Ishte e para “The Sun” që shkroi për interesimin konkret të “Djajve të kuq” të Jose Mourinho për 24-vjeçarin shqiptar. Ka qenë vetë trajneri Mourinho që ka kërkuar nga klubi një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe shqiptari i Napolit duket se alternativa më e mirë për këtë pozicion.

Madje Manchester United ka vendosur të mos hyjë në tratativa me Napolin, por do të paguajë klauzolën prej 50 milionë eurosh të parashikuar në kontratën e Hysajt për prishje të njëanshme. Kuptohet që të për të bindur Hysajn do t’i premtohet edhe atij një pagë milionerësh si dhe bonuse të larta në rast arritjesh të objektivave.


“The Sun” shkruaj se Hysaj është një nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në Europë, citon lapsi.al. Ai është vlerësuar për paraqitjet e bëra sezonet e fundit dhe për shkak të moshës së re garanton siguri edhe në të ardhmen. Sipas të njëjtave burime trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka takuar kokë më kokë presidentin Aurelio Di Laurentiis duke i kërkuar të negociojë kontratën e mbrojtësit shqiptar që skadon në vitin 2022 pasi klauzola prej 50 milionë eurosh është e ulët për një lojtar të tillë kur mendon që ka klube në Europë me buxhete mjaft të mëdha.

Ka të ngjarë që Hysaj të jetë i pari nga yjet e Napolit që largohet këtë verë, pas dështimit për të dytin vit radhazi për fitimin e titullit kampion në Serie A. Në vëmendjen e United janë edhe Dries Mertens dhe Jorginho. Hysaj është përfolur në të kaluarën edhe për një kalim të mundshëm te Chelsea ose të Bayern Munich.

Man Utd news Elseid Hysaj transfer target wag Fiorenza Lekstakaj

Lajmi për kalimin e Hysajt te Manchester United është pasur edhe me lajmet rozë në tabloidet britanike. “Daily Star” ka sjellë në vëmendje se kalimi i 24-vjeçarit të Manchester do të sillte në Britani edhe një Miss Shqipëria.

Fiorenza Lekstakaj celebrates winning Miss Albania 2013

Bëhet fjalë për bashkëshorten e tij Fiorenza Lekstakaj, fituese e Miss Shqipëria 2013 me të cilën Hysaj ka edhe një djalë. “Daily Star” ka bërë një profil të modeles duke nënvizuar se me Lekstakaj, shtohet konkurrenca mes WAG-s te Manchester United. ©LAPSI.al

Model Fiorenza Lekstakaj poses for a risque poolside pic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.