• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë përfundojnë në pranga në Itali, kryen kërcënime dhe zhvatje për drogën e papaguar

Lajme, Të fundit



Operacioni i përbashkët i karabinierëve të Ascolit dhe San Benedettos së bashku me ata të stacionit lokal në Monsampolo i ka dhënë fund kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj një të riu të akuzuar se nuk ka paguar disa doza droge.

Kishin kërcënuar në mënyrë të përsëritur një të ri me probleme droge duke kërkuar para me sa duket për disa doza të papaguara. Por në fund ata kanë rënë në rrjetën e karabinierëve që i arrestuan dy shqiptarët e moshës 32 dhe 33 vjeç, rezidentë në San Benedetto dhe emra të njohur për forcat e rendit.

Dy shqiptarët, pas kërcënimeve të përsëritura ditët e fundit kundrejt një të riu të varur nga droga në Monsampolo, që me sa duket iu kishte para borxh, kishin përvetësuar 200 euro nga viktima.

Karabinierët, të cilët ndërhynë menjëherë, i bllokuan dhe i arrestuan për zhvatje dhe për posedim të drogës, pasi si rezultat i kontrolleve në banesë iu gjetën në posedim disa gram kokainë. Të dy janë dërguar tani në burgun e Marinos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *