• |
ide | kryesore

Euro i rikthehet rënies, si e shpjegojnë ekspertët e tregut…

Lajme, Të fundit

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies relativisht të fortë në tregun e brendshëm, pas një javë pozitive, duke sinjalizuar se mbizotëron tendenca rënëse.


Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 127.17 lekë, duke shënuar rënien më të madhe në gati dy javë.


Krahas euros së dobët në bursa, në afatin e mesëm, monedha e përbashkët është ndikuar nga faktorë të brendshëm, teksa ajo vijon të luhatet afër nivelit më të ulët të 10 viteve, shkruan monitor.

Në raport me fillimin e vitit, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 6 lekë.

Ekspertët pohojnë se ky forcim gradual i lekut ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të ofertës në euro nga burime informale (të hyrat nga aktivitetet e paligjshme, që aktualisht po kanalizohen përmes ndërtimit) dhe formale, si turizmi, apo burimet e tjera të eksporteve sidomos të shërbimeve, investimeve, remitancave, pagesat e taksave etj.

Në muajt e parë të këtij viti, tkurrja e euros ka qenë më e fortë. Aktorët e tregut pohojnë se kanë ndikuar dhe transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave, që kanë qenë në proces shit-blerje nga euro në lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se euro do të vijojë të jetë e dobët me afrimin e verës, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

2 Comments

  1. O ekspertet -e bythes–pse nuk e thoni troc-kjo ka ardhur si rezultat i eurove te hashashit qe kane hyre me shumice po hidhi dege me dege .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu