• |
ide | kryesore

Merret në pyetje nga Prokuroria bashkëpunëtori X në audiopërgjim, Albert Veliu

Lajme, Të fundit



Albert Veliu, ose i ashtuquajturi “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin e famshëm ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Tiranës. Veliu po merret në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Mësohet se ai ka konfirmuar gjithçka ka thënë në videon e publikuar dje nga Partia Demokratike. Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.

Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim. Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim.



1 Comment

  1. Po policet qe ky deshmitare ka permendur,me emer dhe detyre,c’ka bere prokurorija????Pse nuk kujtohet asnjeri ,per to?Ata jane policet qe duhet te ishin kapur me kohe,por ministri Xhafa,nuk ka kohe te merret me to,por te zhduke te vellain,qe pa gedhire,qe dreqi e din se ku ndodhet tani.Ne burgun italian,mendoni ju se eshte.?Pyeteni Fatmirin,dhe nese nuk e din,le te pyesi avokatin Visha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *