• |
ide | kryesore

Meghan Markle vendos bizhutë e Dianës, rrëmben vëmendje me fustanin e dytë

Paparazzi, Slider


Pas ceremonisë në kishë ku i thanë Po njëri –tjetrit dhe pas xhiros ku përshëndetën mijëra njerëz që kishin dalë të shihnin dhe të uronin çiftin mbretëror, më vonë ishte edhe darka e mbajtur nga princi Charles ku marrin pjesë qindra të ftuar.

Meghan kishte zgjedhur një tjetër fustan të cilin  e pëlqyen më shumë se të parin. I bardhë dhe i lidhur në pjesën e fytit që e tregonte shumë elegante nusen,  i dizenjuar nga Stella McCartney. Shumë komente pozitive vërshuan në rrjete sociale për këtë zgjedhje të dytë që i cilësonin  si shumë të goditur nga ana e Meghan. Dukesha e Sussex kishte vendosur një unazë të princeshë Dianës me një diamant të madh ngjyrë blu dhe kjo nuk është hera e parë që ajo vendos bizhuteritë e princeshës së ndjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *