• |
ide | kryesore

Analiza/ Real Madrid fitoi pa mëshirë, por a janë me të vërtetë madhështorë?

Kryesore, Sport



“Ne jemi Real Madrid,” – tha Marcelo me guxim, pasi Real Madrid kishte, thjesht, mbyllur ndeshjen me Juventusin në çerekfinale. Referenca ishte e qartë: ata nuk ishin Barcelona, ​​dhe jo skuadra që do të vazhdonte të shënonte tri gola, sikurse rivalët e tyre të mëdhenj kishin shënuar natën e kaluar.

Nëse kjo është arrogancë apo një mentalitet fituesi, ndoshta do të varet nga perspektiva, por ajo që është e vërtetë për këtë Madrid është se cilësia e tyre më e qartë është thjesht se ata fitojnë. Është e pashpjegueshme në disa kohë kohë, por fitojnë pa mëshirë.

Madridi nga viti 1959 deri në vitin 1960, ka pasur një sukses të qëndrueshëm, më të mirë se katër Ligat e Kampioneve që kanë fituar në 5 vitet e fundit. Kjo sugjeron se ato janë një nga ekipet më të mëdha në histori, por prapë nuk duket kështu.

Kjo nuk ndodhte me Barcelonën e Pep Guardiolës, triumfi i 2011-ës konfirmoi madhështinë që kishin arritur në vitin 2009, dhe ishin shumë pranë përsëritjes në vitin 2010.

“Pas 10 vitesh nuk mendoj se do të flitet për mënyrën se si ne humbëm” – tha Jurgen Klopp, të shtunën në mbrëmje dhe ndoshta ky është problemi me prespektivën. Ekziston një supozim se një klub që vazhdon të fitojë duhet të jetë i madh dhe detajet preçize zhduken.

Në fund të fundit, suksesi i së shtunës ishte rezultat i një konkretizimi të çuditshëm të një situate të çuditshme: një goditje të shkëlqyeshme, dy gabime të vrazhda të portierit dhe një dëmtim të lojtarit më të mirë të Liverpulit.

Por, ajo që me të vërtetë është e çuditshme është se sa shpesh kanë ndodhur rrethana të ngjashme këtë sezon. Shtoni dhe ndëshkimet e dhëna dhe jo të dhëna, kundër Juves dhe Bayernit, dhe është shumë e qartë se shumë momente kyçe kanë favorizuar Madridin këtë sezon. Nëse ju mendoni se kjo është një çështje fati, ose e mentalitetit fitues për të cilin foli Marcelo, ndoshta varet se kë ekip mbështesni.

Problemi qëndron kur krahason Ligat e Kampioneve të Madrid me ligën e brendshme. Në këto pesë sezonet e fundit, Reali i Madridit ka fituar titullin e vendit të tyre vetëm një herë. Kjo ka pak kuptim: Si ka mundësi që një ekip që dominon në Europë, nuk dominon në shtëpi?

Sido që të jetë, asnjë ekip që fitoi tre tituj me radhë fituan edhe ligën e tyre të brendshme në secilën prej këtyre tre sezoneve. Pesë kampionët e Madridit në fund të pesëdhjetave fituan ligën vetëm dy herë në këtë përiudhë. Ajax fitoi vetëm dy në mes të 1971 dhe 1973. Bayern fitoi vetëm një nga 1974 dhe 1976 – dhe përfundoi në nivelin më të ulët, vendin e 10-të në Bundesligë më 1975.

Megjithatë, kjo është disi e pakrahasueshme, pasi gara tani është ndryshe nga vitet më lart. Atëherë, Liga e Kamiponeve, kufizohej në vetëm ekipet që dilnin kampionë në ligat e tyre. Me vetëm pesë raunde, asokohe mund të fitoje me një ose dy performanca të mira. Tani, superklubet kanë shumë më tepër sfida për të luajtur mirë. Çështja është tek vendosmëria për të qenë konsistent në ndeshjet.

Dhe madhështia, gjithësesi, ndoshta ka të bëjë me më shumë se thjesht trofetë. Sikurse Arrigo Sacchi ka thënë prej vitesh, ajo çfarë ka rëndësi në futboll është ajo çka mbahet mend, jo çfarë është bërë, por çfarë është bërë mirë. Ajaksi i 71-73, Interi i 64-65, Barcelona e 2009-2011, Milan i Sacchi i 1989-90, ktheu ndeshjet në drejtime të reja. Ata krijuan inovacion, krijuan stile të reja. Ata qëndronin për diçka.

Nuk është e qartë se çfarë përfaqëson pikërisht Madridi. Me siguri asnjë filozofi, hiq pjesën që ka shumë para për të blerë lojtarë shumë të mirë. Por, ata kanë atë mizorinë jetësore, shto faktin se kanë trajner Zinedine Zidane, një trajner i cili, megjithë dyshimet që janë për të, ka një zakon për të bërë zëvendësime vendimtare. A i bën kjo ata të mëdhenj? Ndoshta në një kuptim po, dhe çështje të tilla janë ndoshta domosdoshmërisht subjektive. Por, përtej atij akumulimi shumë të efektshëm të kupave, do të ishte e vështirë të diskutohej nëse Madridi ka ndryshuar lojën apo jo. Por, sidoqoftë, ato mbeten, në mënyrë të padiskutueshme, Real Madrid.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



6 Comments

  1. Pergjigje pyetjes ne titull : Real i M, nuk e fiton ate Champions League, Reali i M. e ka blere Champions League, se paku 2 vitet e fundit!
    Konkretisht – Arbitrimet ne keto 2 vite Champions kane neperkembur hapur ekipe me emer si Bayern M. e Juventus T. ne favor te Realit.
    Vjet Bayern u eleminua me 2 gola off side e me Vidal me karton te kuq.
    Sivjet manipulimi ishte me i hapur – Njefare turku Cakir arbitron Juve-Real dhe po ai prap pas 3 javesh Bayern-Real a thua se nuk kish tjeter UEFA. Dhe turku Cakir nuk jep penallti kunder Realit as ne ndeshjen me Juve e as rastit flagrant te topit me dore te atij Marcelos kunder Bayern M. Rastesi? Jo, ashtu si nuk mund te jete rastesi turku Cakir qe arbitroi Realin 2 here ne 3 jave.
    Reali i M. pa keto arbitrime e pa keto makinacione kurre nuk do triumfonte dot.
    Champions League eshte e vetmja veprimtari futbollistike qe akoma nuk ka pranuar sistemin VAR, kuptohet se me VAR nuk do kish sot Real M. fitues as vjet, as sivjet.

  2. I qajne hallin kalorsit sepse I varen kembet…
    Real Madrid skuadra me e mire e Europes dje dhe sot…perfundim qe duam apo Jo e Kane shkruar me Dhune ngado..
    Futbolli perhere do lere hapur perfundimin idiot qe “Real bleu dy Champions te fundit” ..sepse fituesit perhere I vendoset lupa optike kurse humbesit kurre..
    Pse pak favore Jane perfolur per Barcelonen ,me ato pese penalltite qe duhet te merrte Chelsea,pak eshte folur kunder Bayern me golin e Klose kuder Fiorentines Dy metra offside,pak u fol kunder Inter me 2010 me arbitrimi skandaloz ndeshjen e dyte ne Camp Nou,pak eshte perfolur Barcelona kunder Man United apo kunder PSG,pak eshte folur per favoret e Juventus ndaj Monaco ne Champions e duke shkuar deri te anullimi I ndeshjes te Milan ne Beograd dikur…
    Po humbesit ne rastet respective a nuk Kane patur gabimet e tyre sa nje mal?
    Po Liverpuli qe fal dy gola,Juventus qe peson tre gola ne shtepi,Bayern qe I fal vete golat Benzemas etj etj etj
    Apo futja pordhes se pastaj fajin e ka UEFA,Arbitri,VAR etj etj..
    Sport I veshtire ky more bir…
    Nje Ramos ,pis djale por qe ne Champions eshte protagonist,perhere..
    Nje Marcello madheshtor dhe I pashoq ne pozicionin e tij..
    Luka Modric mesfushori me I mire ne Bote..
    Kroos sahat austriak..
    Isko nje lloj Garrinçe modern..
    Ai portugezi I pispillosur qe 15 gola ne vit ne Champions I ben me lehtesi te habitshme..
    Me Zidane mjaft te afte dhe te sakte..
    Mos u lodhni fare…
    Para shpenzon Juventus por ekip I madh nuk eshte dot…
    Para shpenzon edhe City dhe PSG por ende vetem” luajne mire”
    Para shpenzon edhe Bayern por I rreh edhe Frankfurti
    Para ka shpenzuar edhe Barcelona ,mjaf keto vitet e fundit por tani qe iku Iniesta do e shohesh “skuadren e madhe”
    As une nuk pelqej te fitoje ne pese vite,kater Champions dikush..kushdo qofte por..
    Ca t’bosh me…..?

    1. Ramos ne finale i nxjerr shpatullen Salah me paramendim sigurisht, e nxjerr e jashte loje por…nuk nxjerr dot karton te verdhe se paku ai anonimi serb qe u vu te arbitroje finale Championsi.
      Balo, kupto se paku qe Kroos eshte gjerman jo austriak.
      Modric nuk eshte mesfushori me i mire as ne kombetaren kroate.
      Marcelo luan volejboll ne zone por arbitri e shpeton nga penalltia (me Bayern)
      Zidan nje i qeruar nga futbolli i luajtur me karton te kuq ne finale boterori se godet me koke Materacin.
      Te gjithe keta nuk kane vlere, ate e ka F. Perez qe ka futur ne thes UEFA qe i cakton arbitrat sipas qejfit e qe ate Cakirin turk e mori me vehte si ne Torino si ne Mynih per ti sherbyer ekipit tij ne arbitrim.

  3. Balo çdo sezon ka ndeshje shume te diskutueshme ne Champions League. Por qe ne 3 sezonet e fundit shumicat e gabimeve arbitrare ne ndeshjet kyçe te anojne nga ana Realit, kjo s’ka ndodhur kurre! Ta quhesh veten mbret ku nga çerekfinalja e ketej Reali kualifikohet me gola fushe, eshte me shume se qesharake..

  4. Keto ekipet e tjera I shkojne mbrapa boleve Realit SI puna e dhelpres mbrapa dashit,POR kot shpresoni o të mjere se Reali eshte shume vite Para ketyre ekipeve patatina…Balo Benca I ke thënë të gjitha thjeshtë,saktë dhe bukur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *