• |
ide | kryesore

Raporti/ Mbi 1.2 miliard fëmijë të kërcënuar në të gjithë botën

Planet



Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, rreth 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, thuhet në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare ‘Save the Children’.

I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve fëmijërinë.

Raporti po ashtu përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.

Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë, janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeria është e fundit në listë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *