• |
ide | kryesore

Çfarë e detyroi Tom Cruise të hidhej nga parashuta (Foto)

Paparazzi, Slider


Publikohen prapaskenat e xhirimeve të Tom Cruise për rolin e tij në filmin ‘Mission Impossible – Fallout’. “Paramount Pictures” publikoi një video të Cruise që realizon një hedhje të rrezikshme me parashutë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është hera e parë që një aktor bën një hedhje kaq të rrezikshme për një rol në film. Cruise hidhet nga një aeroplan duke përdorur teknika ushtarake. Ai hidhet nga lartësia 7.62 km dhe mban një maskë oksigjeni në fytyrë. Skena është filmuar nga një kameraman që mbante një aparat fotografik në kokë që u hodh vetëm pak më herët se Crusie për të shmangur përplasjen në ajër. Për t’i bërë gjërat akoma më të vështira, skena u filmua në perëndim të dielli, duke u dhënë kohë ekuipazhit vetëm 3 minuta çdo ditë për të realizuar kërcimin. Në fund e gjithë skena zgjat vetëm disa sekonda në filmin e ri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *