• |
ide | kryesore

Pas performancës së Ermalit dhe Ritës, Noizy do të jetë i treti në rradhë

Paparazzi, Slider
noizy11.jpg


Fundjava që lamë pas ishte një prej fundjavave më elekrizuese për Tiranën. Muzika e performuar nga këngëtarët më të dashur të momentit ndezi sheshin “Skënderbej”. Ermal Meta dhe Rita Ora janë pritur me shumë entuziazëm nga publiku shqiptar, por me sa duket një tjetër koncert madhështor pritet të mbahet në shesh.

Noizy ka zbuluar surprizën e radhës në një foto të postuar në Instagram me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn dhe me Florian Markun. “Me lalin e madh Erion Veliaj & lalin e vogël Florian Marku shumë shpejt dhe info për mega koncertin në shesh”, -ka shkruar Noizy, duke zbuluar se pas Ermalit dhe Ritës do të jetë pikërisht ai që do të ndezë sheshin. Data ende nuk është zbuluar, por shpresojmë që të jetë sa më afër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *