• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i transformimit të Johnny Depp

Paparazzi, Slider


Ditën e kaluar disa foto të postuara nga fansat në rrjetet sociale me Johnny Depp u bënë menjëherë virale pasi aktori shfaqej shumë ndryshe.

54-vjeçari kishte humbur peshë të konsiderueshme dhe kjo bëri që fansat e tij të shqetësohen duke thënë se ai është sëmurë apo nëse merr substanca narkotike apo vuan nga ndonjë sëmundje e pashërueshme.

Së fundmi është zbuluar se Johnny Depp sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Richard Says Goodbye” që ka një qendër një pedagog i cili diagnostikohet me kancer.

Pas kërkimeve të shumta nga fansat e tij fanatikë u zbulua se ky film edhe pse ka përfunduar është ende duke u punuar për disa detaje të tjera dhe aktori e ka të domosdoshme të mbajë dietë të rreptë që të mos shtojë në peshë derisa gjithçka të jetë realizuar.

Johnny Depp është shëndoshë e mirë dhe momentalisht ndodhet në një turne së bashku me grupin e tij “The Hollywood Vampires”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *