• |
ide | kryesore

Çfarë roli do të ketë Tolgahan Sayisman në finalen e Dancing With The Stars

Paparazzi, Slider


Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij Almeda Abazi.

Kujtojmë se një muaj më parë u përhap lajmi se aktori turk do të vinte për herë të parë në Shqipëri, për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, i cili drejtohet pikërisht nga gruaja e tij.

Ndërkaq aktori pritet të takohet me familjarët e Almedës ndërsa kjo e fundit konfirmoi se Tolgahan do jetë pjesë e “Dancing”, por se çfarë roli do ketë ai në finale, ende nuk është zbuluar. Kjo do të jetë edhe surpriza për të premten në finalen e “Dancing with the stars” .

“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolgahan për “iconstyle.al”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *